Tiranë, 13 janar 2011, NOA- Ministri i Ekonomisë dhe i Energjetikës, Ilir Meta, ditën e sotme ka takuar zëvendës sekretarin e shtetit të Italisë, Alfredo Mantika. Kreu i METE-s Ilir Meta i pranishëm në konferencën ndërkombëtare “Integrimi evropian, njohuritë, risitë dhe zhvillimi i qeverisjes demokratike”, nga ku ka nënvizuar se qeveria shqiptare është e angazhuar të arrijë synimet e zhvillimit të mijëvjeçarit, duke investuar në arsim, energjinë e gjelbër dhe inovacion. Gjatë këtij takimi, ministri Meta ka vlerësuar kontributin e koperacionit italian. Gjatë fjalës së tij ai e cilësoi klimën aktuale të biznesit si të favorshme për kompanitë italiane. Zëvendës sekretari Mantika ka shprehur bashkëpunimin e Italisë për projektet e ardhshme rajonale. Meta tha se do të zhvillohen projekte të përbashkëta energjetike. “Mirëpres idenë se fondet e Bashkimit Europian dhe ndihma duhet të orientohet drejt planeve të zhvillimit të integruar, me rolin aktiv të aktorëve lokalë dhe unë inkurajoj më shumë projektet e bashkimit evropian që ndikojnë direkt në kushtet e jetesës së njerëzve”, deklaroi Meta. Takimi i sotëm është zhvilluar për partneritetin strategjik të dy vendeve. a.y/NOA