English

Meta: Videoja, Prifti abuzoi me mua

Tiranë, 13 Janar 2011 NOA – Zëvendëskryeministri Ilir Meta akuzoi sonte ish ministrin e Ekonomisë, postin e të cilit zuri pasi e shkarkoi në emër të LSI, se Dritan Prifti ka abuzuar me të duke publikuar një video e cila tha se ishte e montuar. Në një intervistë në Televizionin Klan, z.Meta tha mbrëmjen e sotme se nuk ka gjë më të ulët do të thosha nga morale dhe njerëzor, shoqërore natyrisht dhe politike dhe ligjore sesa të punosh të përpiqesh të fusësh në një kurth të provokosh kryetarin e partisë tënde, përveç se një shok, një përkrahës të hershëm janë 10 vite dhe të gjithë këtë vësh në këtë mënyrë në këtë formë vetëm e vetëm për të tentuar provokuar, për të krijuar një mundësi për shantazh, për të ardhmen, për të diktuar lëvizjet politikë të Ilir Metës në funksion të interesave të personit në fjalë”. Më pas Meta ka dhënë detaje mbi kohën kur është regjistruar videoja: “Unë për shkak të detyrës që kisha, takimi është në fillim të marsit të vitit të kaluar. Takohesha jo shpesh me ministra. Unë mesa mbaj mend kam kenë për të ikur në aeroport. E ftoj për takim Priftin dhe ai tha se dhe unë kam takim dhe po se ke problem e bëjmë në zyrën time”. Në këtë pikë Meta tha se video është një përgjim i pastë shtoi se për më tepër është një montazh. Gjithsesi, më tej z.Meta u shpreh se do të jetë i hapur ndaj hetimit: “Të jeni të bindur, sikurse e kam deklaruar menjëherë[ pas publikimit të këtij përgjimi, që nga ai moment e deri në fund, jo vetëm të hetimit të kësaj çështjeje, por gjithçkaje tjetër unë do të jem bashkëpunues i jashtëzakonshëm i zbatimit të ligjit”. e.r/NOA

KOMENTE