English

Nënshkruhet peticioni kundër Martit

Preshevë, 13 janar, NOA - Raporti i euro deputetit zviceran Dick Marty, po kundërshtohet përmes nënshkrimit të Peticionit edhe në Preshevë dhe Bujanoc. Qytetarët e Luginës së Preshevës masovikishtt këtyre ditëve u janë drejtuar zyrave të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, në Preshevë dhe Bujanoc, ku po bëhet grumbullimi i nënshkrimeve kundër Raportit famëkeq të Dick Marty-it. Peticioni është publik, ndërkohë që deri më tani nuk ka pas ndonjë vërejtje nga organet serbe të sigurisë. Po ashtu edhe në Bujanoc është bërë grumbullimi i nënshkrimve kundër raportit të Dik Marty-it kanë deklaruar përfaqësuesit e degës së OVL-së të UCMPM-së në Bujanoc. Drejtuesit e procesit këtij raporti thanë se janë mbledhur nënshkrime edhe nëpër fshatrat e komunës së Bujanocit të banuara me popullsi shqiptare. Ndërkohë Organizata e Veteranëve të luftës së UÇPMB-së përmes një komunikate të lëshuar për media, lajmëron se grumbullimi i nënshkrimeve lidhur me peticionin që ka të bëj me raportin e Dick Martit vazhdon deri më 15 janar. NOA/INA

KOMENTE