Pogradec, 13 janar, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka vendosur që ditën e sotme ta kalojë në qytetin e Pogradecit.
Kështu, është parashikuar që ai të zhvillojë një vizitë pune në qytetin jugor, duke e nisur axhendën me një takim me kreun e bashkisë, Artan Shkëmbi. Më pas, bëhet me dijeni se presidenti do të vizitojë edhe ekspozitën e piktorëve pogradecarë, që kanë përgatitur me rastin e mbërritjes së tij. Ndër të tjera, gjatë kësaj vizite te kreut te shtetit në Pogradec është parashikuar edhe mbjellja simbolike e një peme.
n.e/NOA