English

Raporti: Shqipëri, ulet liria ekonomike

Tiranë, 13 janar, NOA - Liria ekonomike është një tregues i cili po njeh rënie në Shqipëri. Një fakt të tillë e tregon raporti më i fundit i botuar nga Fondacioni amerikan “Haritage” dhe e përditshmja amerikane “Wall Street Journal” për vitin 2011. Sipas tyre, Shqipëria renditet me një liri ekonomike mbi mesataren në nivel botëror, me një indeks me 64 pikë për vitin 2011, por me rënie të paktën dy pikë krahasuar me vitin e kaluar. “Shqipëria ka arritur një rritje të fuqishme ekonomike gjatë pesë viteve të fundit, e nxitur kryesisht nga shërbimet dhe sektorët e ndërtimit dhe duke reflektuar diversifikimin e rëndësishëm të bazës ekonomike”, citon konkretisht raporti i “Haritage”. Duke shtuar më tej faktin se qeveria ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe ka miratuar reformat strukturore të gjera për të nxitur rritjen në sektorin privat. NOA

KOMENTE