English

Sekuestrohen 5 kg marijuanë dhe 1 automatik

Gjirokastër, 13 janar, NOA - 5 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë dhe një automatik kanë qenë sekuestrot e fundit të kryera nga forcat e policisë së Gjirokastrës.

Siç ato bëjnë me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, kanë arrestuar në flagrancë brenda në banesë edhe personin që e posedonte këtë sasi lënde narkotike dhe armën e zjarrit, i cili mban emrin Naim Bizhga, 35-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Zenelaj të komunës Cepo të rrethit Gjirokastër.

Konkretisht, nga kontrolli në banesën e tij, rezultoi se në bodrum iu gjet një thes i bardhë plasmasi i mbushur me lëndë të dyshuar si marijuanë, ndërsa në dhomën e gjumit, automatiku.

Marijuana ishte në formën e boçes, e futur rifuxho, rreth 5 kilogramë dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa Bizhga është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, si dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, vepra penale këto të parashikuara nga neni 278 dhe 283 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE