Shkup, 14 janar 2011, NOA- BDI kërkon dy ministri në qeverinë e re të Maqedonisë. Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Transportit dhe e Lidhjeve, janë dy postet që synohen nga kjo parti, në qeverinë që pritet të krijohet. Sipas medieve maqedonase, mësohet se synimi i BDI-së për të marrë Ministrinë e Drejtësisë është mbyllja sa më e shpejtë e rasteve të Hagës. Partia maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE, në muajin mars do të mbajë Kongresin e radhës, në të cilin priten ndryshime në qeveri dhe brenda partisë. Ndërkaq nuk dihet nëse kërkesat e BDI do të plotësohen. a.y/NOA