English

Del në treg parfumi “Michael Jackson”

SHBA, 14 janar 2011, NOA- Legjenda e muzikës pop, Michael Jackson, rikthehet mes adhuruesve të tij. Kjo pasi babai i këngëtarit të ndjerë, pritet që të lançojë së shpejti koleksionin e parfumëve dedikuar djalit të tij, mbretit të muzikës pop. Do të jenë dy parfume, njëri për meshkuj e tjetri për femra, të quajtur “Jackson’s Tribute” dhe “Jacskon’s Legend”, të cilët janë të përbërë nga bimë të rritura në kopshtin e shtëpisë së Jackson, në fermën e tij të Neverlandit. Joe Jackson është lidhur me një kompani franceze për të krijuar parfumet, Babai i Jackson e nënshkroi muaj më parë kontratën me bosët e kompanisë Julian Rouas Paris. Shefi ekzekutiv i kompanisë për kontratën shprehet: “Me Joe Jackson ne jemi partnerë 50-50 për shitjen në mbarë botën, të drejtat televizive dhe reklamave. Ne e bëmë atë shumë, shumë shpejtë”. “Zakonisht merr një vit për ta prodhuar një lloj parfumi”, deklaroi Frank Rouas, i cili garantoi se ky parfum do të jetë një sukses i vërtetë. a.y/NOA

KOMENTE