English

Ekstradohet nga Gjermania, Lita vrau më 2001

Tiranë, 14 janar 2011, NOA- Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, mesditën e sotme është kryer ekstradimi nga Gjermania, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Arsim Lita, 33 vjeç, lindur në Kukës. Ky ekstradim erdhi pasi nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, pasi në vitin 2005, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 24 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes“, “Vrasjes së mbetur në tentativë“ dhe “Armëmbajtjes pa leje“, parashikuar nga nenet. Arsim Lita akuzohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë, në vitin 2001, në lagjen Ali Demi, në Tiranë, kanë vrarë shtetasin Ilirian Zhupani dhe kanë tentuar të vrasin shtetasin tjetër Ilirian Borova, duke e plagosur rëndë atë. Lita tashmë do të vuaj dënimin në Shqipëri. a.y/NOA

KOMENTE