Bruksel, 14 janar 2011, NOA- Përfaqësuesja e Komisionit Europian, deklaroi se në Shqipëri deri tani nuk ka patur asnjë çështje korrupsioni lidhur me asistencën e para-anëtarësimit, të njohura ndryshe si fondet IPA. Zëdhënësja e Komisionerit Fule, Natasha Butler, tha se këto fonde menaxhohen nga delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri dhe jo nga vetë qeveria shqiptare. Përsa i takon, çështjes nëse aferat korruptive në Shqipëri prekin financimet e BE-së për këtë vend, Butler tha se, fondet IPA (Instrumenti i Para-Anëtarësimit) menaxhohen Zbatimi për këto fonde ndiqet plotësisht nga delegacioni i BE-së në Tiranë. Kjo përfshin prokurimet, seleksionimin deri në kontraktim. Thënë troç, administrata shqiptare nuk është përfituese e drejtpërdrejtë e fondeve IPA”. Lidhur me rrjedhojat e korrupsionit të mundshëm në tenderime të ndryshme të prekura në çështjen Meta-Prifti, Butler tha se në Shqipëri deri tani nuk ka patur asnjë çështje korrupsioni. “Për momentin nuk shohim asnjë rrezik të mundshëm mbi fondet evropiane për Shqipërinë në kuadër të këtij debati”, - tha Butler. a.y/NOA