Pekin, 14 janar 2011, NOA- Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, bëri thirrje të lirohen disidentët në Kinë. Gjatë fjalës sa saj ajo përfshiu edhe laureatin e Çmimit Nobel për Paqe, Liu Xiaobo. Që nga Pekini, Klinton tha, se ky shtet duhet t`iu japë fund praktikave diskriminuese komerciale, që lënë firmat amerikane në disavantazh. Këtë fjalim Sekretarja Amerikane e Shtetit, e mbajti përpara vizitës së presidentit kinez, Hu Xhintao, në Shtetet e Bashkuara. Më tej Klinton tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të mbajnë raundin e tretë të dialogut strategjik dhe ekonomik në Uashington, këtë pranverë. Ajo u tregua mjaft e ashpër lidhur me politikën e ndjekur nga Republika e Kinës. a.y/NOA