English

Makina merr me vete 4 vetë, i plagos

Durrës, 14 janar, NOA – Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Një makinë që drejtohej nga një grua ka plagosur rëndë katër persona. Korrespodenti i Agjencisë NAO raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shën Vlash” në vendin ku tregtohen makina.

Gruaja, Dashamira Kadiu, që drejtonte një automjet tip “Peugot” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur 4 tregtarë makinash. Raportohet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.

Aksidenti ka shkaktuar plagë serioze dhe vendi ku ka ndodhur është kthyer në një kaos të vërtetë.

Raportohet se personat e plagosur janë; Shpëtim Metushi, Fatmir Dollaku, Robert Tahi dhe Ymer Idrizi.

Ata janë transportuar në spitalin rajonal të Durrësit ku u është dhënë dhe ndihma e shpejtë.

a.k/NOA

KOMENTE