Bruksel, 14 janar 2011, NOA- Qendra për Studime të Politikave Evropiane i ka sugjeruar Bashkimit Evropian që të kërkojë nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, që të japë dorëheqje. Sipas kësaj qendre kjo dorëheqje duhet të jepet, përderisa prokurorët ndërkombëtarë të hetojnë akuzat për përfshirje në krimin e organizuar dhe në trafikun e organeve. ”Bashkimi Evropian duhet të kërkojë nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, që të japë dorëheqje, derisa prokurorët ndërkombëtarë të hetojnë akuzat për "përfshirje në krimin e organizuar dhe në trafikun e organeve", - thekson analiza e publikuar sot nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane. Sipas saj, Bashkimi Evropian duhet të përmbushë “rolin që i ka caktuar vetes si forcë udhëheqëse për transformimin politik dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor në Evropën moderne dhe në vlerat e saj”. a.y/NOA