English

Mbledhja e jashtëzakonshme, qëndrimi i plotë i LSI

Tiranë, 14 Janar 2011 NOA - Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se u solidarizua plotësisht me qëndrimin qytetar, të përgjegjshëm dhe me standarde të një lideri politik evropian që mbajti kryetari i saj, z, Ilir Meta duke dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga funksionet shtetërore që mbante dhe e mbështet atë në të gjithë këtë lëvizje dhe me angazhimin e tij për të vazhduar më me këmbëngulje dhe pa kompromis luftën kundër krimit të organizuar në çdo vatër në çdo qelizë dhe gjithkund ku ai shfaqet, nga çimkat deri te forumet e uzurpuara të kapura dhe të keqpërdorura të Partisë Socialiste. Natyrisht, kryesia duke qenë në union të plotë me qëndrimin e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, rikonfirmoi edhe një herë me shumë përgjegjësi mbështetjen dhe angazhimin për të vazhduar edhe me më vendosmëri kontributet e saj në përbërje të koalicionit qeverisës, të qeverisë për integrimin evropian të Shqipërisë, duke shtuar në këtë mënyrë përgjegjësitë angazhimet dhe kontributet e saj, edhe në funksion të fitores se këtij koalicioni në zgjedhjet e afërt lokale, në ato që do të konfirmojnë përfundimisht se qytetarët shqiptarë mbështesin, votojnë, zgjedhin, përkrahin, moralitetin, dinjitetit, integritetin moral, politik, qytetar dhe jo mafiozllëkun, manipulimin, keqpërdorimin apo çimkëzimin e politikës, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm, z. Luan Rama. Në përputhje me atributet politik kryesia e LSI-së miratoi edhe propozimet për ndryshimet në qeveri, propozime që vijnë pas dorëheqjes së parevokueshme të Zv. Kryeministri dhe Ministritë të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Ilir Meta,. Duke propozuar që në vijim, z. Edmond Haxhinasto, aktualisht në postin e Ministrit të Jashtëm të jetë edhe zëvendëskryeministër në qeverinë që drejton z. Berisha duke bërë të mundur që këtë post të lartë të ekzekutivit ta mbajë kështu edhe zv. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërkaq në postim e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës propozohet z. Nasip Naço, aktualisht nënkryetar i Kuvendit ndërsa në postin e nënkryetarit të Kuvendit propozohet deputeti i njohur Vangjel Tavo. e.r/NOA

KOMENTE