English

PD: Rama keqpërdor TV, di vetëm të falsifikojë

Tiranë,14 janar 2011, NOA- Partia Demokratike denoncon keqshfrytëzimin, poshtërimin që i bëri kryeçimka e PS-së këtij kanali televiziv, por edhe shpifjen e radhës që ai formuloi pasditen e 14 janarit sipas së cilës Z. Sali Berisha sot sulmoi drejtorin e Top Channel. Këtë pohim e bëri sot pasdite, zëdhënësja e Partisë Demokratike Albana Mustafaraj, e cila deklaroi para medieve se deklaratat e kryeopozitarit Edi Rama, janë të turpshme. “Kryetari i PS doli para medieve, pasi ato konstatuan, falsifikimin e frikshëm që kishte bërë vetë ai. Ne denoncojmë përdorimin e “Top-Channel”, pasi është përdorur për interesat e ulëta të Edi Ramës. Ky falsifikim është një akt i ulët dhe amoral, të cilin vetëm Rama di ta bëjë, pasi në cilësinë e bllokmenëve, di vetëm të falsifikojë.” Ky është një akt tjetër i ulët dhe amoral i njeriut që në psikologjinë e të atit të bllokmenëve nuk di gjë tjetër veçse të fallsifikojë, trillojë e manipulojë për kundërshtarin e tij, komentoi Mustafaraj. Ajo vijoi më tej duke thënë se, Kryeministri Berisha nuk bëri asnjë kritikë për emrin e drejtorit të Top-Channel, madje tha se nuk e dinte as se si quhej. “Atë televizion e kërcënojnë ata që e keqpërdorin, prandaj Partia Demokratike deklaron se shpifjet dhe manipulimet, janë vetëm pjesë shpirtërore e Edi Ramës”, tha Mustafaraj. Sipas saj, televizionin Top Channel e poshtërojnë ata që e keqpërdorin në shkallë ekstreme duke e shndëruar në hanxhar të urrejtjes së tij ndaj kundërshtarit politik. Partia Demokratike duke dënuar edhe një herë “shpifjen e radhës të Z. 20%” i deklaron Edvin Ramës se “shpifjet, trillimet, manipulimet e falsifikimet janë brendësia jote shpirtërore dhe trashëgimia jote biologjike”. a.y/NOA

KOMENTE