English

Plaçkitjet, bum arrestimesh në Shkodër

Shkodër, 14 janar 2011, NOA- Policia e Shkodrës brenda 12 orëve të fundit ka arrestuar 8 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mbrëmjen e djeshme u arrestuan në flagrancë, Ndoj Pjetri, 19 vjeç, David Gjolaj, 21 vjeç, D. P., 15 vjeç, A. Rr., 15 vjeç, të gjithë këta shtetas banues ne fshatin Hot i Ri, Shkodër. Arrestimi i tyre, u bë pasi, rezultoi se katër të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe vende të ndryshme, kanë vjedhur një numër të konsiderueshëm biçikletash. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre përkatëse, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjithsej rreth 40 biçikleta, ku një pjesë e tyre prej rreth 10 copë, ishin dhe të çmontuara. Në mesnatën e djeshme po në Shkodër u bë i mundur arrestimi në flagrancë i disa të rinjve të tjerë të akuzuar se në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë vjedhur me dhunë çantën e një femre, ku në të ka pasur 85000 lekë të vjetra, një aparat celular Nokia, një kartë banke, një kartë identiteti. Të ndaluarit janë, Eduard Doçaj, 22 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër; Ndue Ndreshaj, 23 vjeç, banues në lagjen Tom Kola, Shkodër; Gentjan Larushku, 26 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër. Kapja e këtyre shtetasve u bë në vendin e quajtur Fermentim, lagjia “Skenderbeg”, qyteti Shkodër, ku është ndaluar mjeti tip benz me targë SH 7071 D me drejtues mjeti shtetasi Gentjan Larushku dhe të dy shtetasit e tjerë të lartpërmendur, të cilët udhëtonin në këtë mjet. Pas kontrollit të mjetit, janë gjetur dhe sekuestruar dhe provat materiale të vjedhura. a.y/NOA

KOMENTE