English

Rama-Krasniqi: Zëri i Shqipërisë, zëri i Kosovës në KiE

Tiranë, 14 janar 2011, NOA- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama takoi ditën e sotme Presidentin në detyrë të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi. Gjatë fjalës së tij mbas takimit Rama tha se me Krasniqin ndau të gjitha pikëpamjet e njohura dhe mbi të gjitha nënvizuam nga ana jonë se zëri ynë është zëri i Kosovës në Asamblenë e Këshillit të Europës. “Të gjitha të tjera janë më pak të rëndësishme edhe pse kanë rëndësinë e tyre në kontekstin e gjithë zhvillimeve të natyrshme që ka procesi demokratik dhe politik në Kosovë”, - tha Rama. Ndërsa Krasniqi theksoi se është në interesin e përbashkët edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë që të thellojmë bashkëpunimin me të gjitha fushat e jetës edhe në fushën e përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesit kombëtarë edhe jashtë Shqipërisë dhe jashtë Kosovës. Në këtë çështje, pohoi Krasniqi, gjetëm një përkrahje të fuqishme dhe kjo siç tha ai, “është një gjë shumë e mirë”. Krasniqi më tej detajoi: “Biseduam për delegacionin e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që do të jenë në Asamblenë Parlamentar e Këshillit të Europës, ishin dhe deputetët e PS që do jenë pjesë e delegacioni të Shqipërisë në këtë asamble dhe morëm një mbështetje të përgjithshme”. Presidenti në detyrë i Kosovës Jakup Krasniqi, ndodhet për vizitë zyrtare në Tiranë dhe ka zhvilluar takime me gjithë drejtuesit e politikës dhe shtetit shqiptar. a.y/NOA

KOMENTE