English

AAK konfirmon koalicionin me PDK

E shtunë, 15 janar 2011, NOA- Është hedhur hapi i parë drejt koalicionit qeverisës në Kosovë. Ky lajm është konfirmuar nga nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Naim Maloku i cili është përgjigjur pozitivisht një koalicioni të mundshëm pas zgjedhjeve me Partinë Demokratike të Kosovës “Unë i them Po koalicionit me PDK-në. AAK, në cilindo variant, duhet të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme. Ne duhet të marrim përgjegjësinë për nxjerrjen e vendit nga situata aktuale. Së pari duhet ta rregullojmë sistemin zgjedhor. Kështu nuk mund të shkohet më”, është shprehur nënkryetari i AAK-së, Naim Maloku, gjatë një interviste për mediat kosovare. Ai vijoi më tej duke thënë se qëndrimi zyrtar nga ana e partisë nuk po vjen pasi po pritet certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve. a.y/NOA

KOMENTE