English

Aksident në kryeqytet, përplasen pesë makina, s’ka viktima

Tiranë, 15 janar 2011, NOA – Në mesditë pesë makina janë përplasur me njëra-tjetrën pranë ambasadës amerikane në rrugën e Elbasanit, në kryeqytet. Ka qenë e mënjëhershme mbërritja e policisë në vendin ku u përplasën makinat. E sipas uniformave blu bëhet e ditur nga aksidenti i rëndë automobilistik për fat të mirë nuk është shënuar asnjë viktimë. Shkak i aksidentit në këtë orë të ditës kur edhe trafiku në këtë zonë të kryeqytetit është tejet i ngarkuar, mësohet se është bërë hyrja në mënyrë të gabuar e një kamioni, i cili për rrjedhojë ka sjellë përplasjen e katër makinave të tjera. Aksidenti ka sjellë për rrjedhojë kaos në trafik, ndërkohë që policia po heton për këtë aksident dhe ka bërë të mundur që në pak minuta të zhbllokohet edhe qarkullimi në atë zonë. mit/NOA

KOMENTE