Paris, 15 Janar NOA - Është një 21-vjeçare vërtet e parezistueshme dhe tepër e vetëdijshme për bukurinë e saj, e cila nuk ka hezituar ta përdorë këtë veçori të sajën edhe pas hekurave.
"Viktima" ka qenë drejtori i burgut, një 41-vjeçar, që e kishte ftuar një natë në strehën e tij.
Por çështja mes të dyve, duke i siguruar trajtime të favorshme femrës së burgosur, ka zgjatur shumë pak.
Kjo pasi pas ankesave të të burgosurave të tjera në burgun e Versajës, i cili ndodhet pranë Parisit, të dy janë kallëzuar dhe drejtorit iu prezantua një urdhër-ndalimi, për t’u afruar drejt burgut.
r.b/NOA