English

Haxhinasto: Qëllimet e LSI-së, më të larta se vogëlsirat

Tiranë, 15 janar, NOA Update – "Ata që ikën, nuk ishin solidarë me ne, pasi solidariteti është në frymën tonë organizative".

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, gjatë fjalës së mbajtur në Komitetin Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke iu referuar figurës së ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti.

Sipas Haxhinastos, qëllimet e LSI-së janë mjaft të larta dhe i përkasin një sistemi moral të konsoliduar, duke i kapërcyer vogëlsirat dhe aktet e shëmtuara.

Për ministrin e Jashtëm, anëtarësia e LSI-së e cila ka patur gjithmonë besim tek drejtuesit e saj, meriton më shumë dhe prandaj duhet menduar vetëm për përmbushjen e aspiratave të saj, edhe në qeverisje, duke kapërcyer të gjitha pengesat që dalin rrugës ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE