English

I burgosuri, ekzekutohet pas 22 vitesh dënim me vdekje

Alabama, 15 Janar NOA - Një burrë 51-vjeçar, Leroy Uhite, është ekzekutuar me anë të injeksionit vdekjeprurës në Alabama, për vrasjen e ish-gruas së tij dhe kjo pasi Gjykata e Lartë e kishte pezulluar ekzekutimin për një kohë të konsiderueshme.

Apelet për mëshirë ishin refuzuar në të gjitha rastet.

Personi në fjalë i dënuar në vitin 1989, ka pritur më shumë se 22 vite për t'iu zbatuar dënimi me vdekje.

Për avokatin e tij, diçka e tillë është një dëshmi se dënimi me vdekje është një dënim arbitrar për ato që janë shumë të varfër, me aftësi të kufizuara apo të pambrojtur. r.b/NOA

KOMENTE