English

Jeremiç: 2011, synojmë statusin e kandidatit

Beograd, 15 janar, NOA – Gjatë këtij viti i cili sapo ka nisur, Serbia do të synojë që të fitojë me çdo kusht statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, lidhur me prioritetet e diplomacisë dhe qeverisë serbe në tërësi për vitin 2011 në aspektin ndërkombëtar. Sipas tij, marrja e statusit do të jetë një ndër prioritetet kryesore, duke synuar përmbushjen e të gjitha kushteve të vendosura nga BE lidhur me një fakt të tillë. "Përveç detyrave të brendshme politike, si ulja e papunësisë, synim i yni politik për këtë vit është marrja e statusit të kandidatit", ka thënë konkretisht ministri i Jashtëm serb. Duke shtuar se një gjë e tillë është me interes jetik për Serbinë dhe se çdo vonesë do të jetë e rrezikshme. n.e/NOA

KOMENTE