SHBA, 15 Janar NOA - Me sa duket kishte ardhur koha që profili në Twitter i Kim Kardashian, të mbushej me foto të reja. Bukuroshja amerikane dihet mjaft mirë se është një përdoruese e rregullt e këtij rrjeti social dhe shpesh herë i mban të informuar mirë fansat e saj nëpërmjet tij. Këtë herë trashëgimtarja seksi, një yll i vërtetë i televizionit është paraqitur me një palë bikini vërtetë seksi duke vënë në pah pjesët e saj më të mira fizike. Tepër e trukuar dhe e qeshur, Kim ka kryer një tjetër paraqitje të papërmbajtshme. r.b/NOA