English

Kosovë, dështon plani për grabitje në kryeqytet

Prishtinë, 15 janar 2011, NOA – Ka dështuar plani i grabitjes së armatosur në një bastore në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë duke sjellë për pasojë edhe vënien në pranga të tre personave të akuzuar për planin e grabitjes. Mësohet se kanë qenë vetë policët e Prishtinës që të veshur civilë për të humbur gjurmët kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar. Fillimisht bëhet e ditur nga burime të policisë së Kosovës se personat e dyshuar ishin arrestuar nga ana e hetuesve policorë nën dyshimin e bazuar për armëmbajtje pa leje. Sipas informacioneve në brezin e të dyshuarit Valon. B. është gjetur një revole e tipit Ekol special 99mm me një karikator me pesë fishekë dhe një thikë flutur, të cilat janë konfiskuar. Të arrestuarit janë 19-vjeçari Valon.B., 19-vjeçari Xhelal. M. Dhe 25-vjeçari Arben.B., të cilët po merren në pyetje nga njësitë policore. Gjatë marrjes në pyetje hetuesit dolën në përfundimin se tre të dyshuarit kishin planifikuar të grabitnin një bas-tore në kryeqytet, një plan i pranuar edhe nga vetë të arrestuarit. mit/NOA

KOMENTE