English

Meta: Na doli çimkë ai që e shau Ramën për seksin

Tiranë, 15 janar, NOA Update – “Ish-kolegu ynë i dashur na doli çimkë, na doli dhe na sulmoi me të gjitha strategjitë e tij, pikërisht në emër të krimit të organizuar”.

Kështu u shpreh kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj force politike, lidhur me ish-ministrin Dritan Prifti dhe videon komprometuese të publikuar me të.

“Nuk është asnjë surprizë videoja për mua dhe as për Kryesinë e LSI-së, por dua të them se ajo ka qenë një regji mafioze, e dirigjuar nga Edi Rama dhe krimi”, bëri me dije ndër të tjera Meta.

Ai ka vijuar më pas shigjetat ndaj Priftit, duke treguar gjithë skenarin që sipas tij, solli në publikimin e kësaj videoje.

“Kohë më parë, mora një mesazh nga Prifti se po të mos shtyja mbledhjen e Kryesisë dhe ta hiqja nga posti i ministrit do të dilte një video dhe do të bëhej qameti.

Këtë gjë e mirëprita si shantazh dhe presion të një njeriu, për të cilin ndoshta kam bërë më shumë në jetën time në planin politik dhe njerëzor, që nga shëndeti dhe karriera e tij politike”, tha ai.

Duke shtuar se vetëm disa ditë, pasi Prifti i çuditi të gjithë me deklaratat se Edi Rama pinte kokainë dhe nuk ishte as burrë dhe as grua, i mbërriti propozimi që Meta të bëhej kryeministër dhe ai të mbante karrigen e ministrit.

“Por nuk mund të bëhesha pjesë e konjukturës së asnjërit”, tha Meta ... (vijon) n.e/NOA

KOMENTE