English

Motorri përplaset me trafikndarësen, një i vdekur

Kavajë, 15 janar 2011, NOA- Pak minuta më parë një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur Mali i Robit. Korrespodenti i agjencisë së lajmeve NOA, bën me dije se një motorr është përplasur me një trafikndarëse dhe si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur një person i vdekur dhe një i plagosur. Ndërkaq nga ana e policisë bëhet me dije se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia e madhe e drejtuesit të mjetit, çka ka çuar në këtë fund tragjik. I plagosuri është dërguar menjëherë drejt urgjencës së spitalit të Durrësit, dhe nuk dihet ende se si do vijojë gjendja e tij, pasi paraprakisht bëhet me dije se është në gjendje kritike për jetën. Nga ana e policisë janë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. a.y/NOA

KOMENTE