Tiranë, 15 janar, NOA – Pritet që të mblidhet pas pak minutash Komiteti Drejtues Kombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili do të marrë në shqyrtim gjithë zhvillimet e fundit politike krijuar pas dorëheqjes së kryetarit të kësaj force politike, Ilir Meta nga postet që mbante në qeveri.
Mbledhja e sotme pason atë të zhvilluar dje nga Kryesia e kësaj force politike, e cila miratoi ndryshimet në kabinetin qeveritar. Konkretisht, LSI propozon Edmond Haxhinaston si zv/kryeministër dhe Nasip Naçon si ministër i Ekonomisë.
Ndërsa si zëvendëskryetar i Kuvendit të Shqipërisë është propozuar Vangjel Tavo ... (vijon)
n.e/NOA