English

Papa Vojtila bëhet i Shenjtë në 1 maj

Vatikan, 15 janar, NOA – Papa Gjon Pali II, i njohur si Papa Vojtila, do të jetë shenjtori i ardhshëm i Vatikanit. Më 1 maj të këtij viti, do të zhvillohet edhe ceremonia përkatëse, e cilësuar si Mëshira Hyjnore. Lumturimi i Karol Vojtilës kryhet kështu gjashtë vjet pas vdekjes së tij, më 2 prill 2005 dhe në këtë mënyrë plotëson normat kanonike të cilat citojnë se duhet pritur pesë vjet pas vdekjes së dikujt, që të hapet procesi kanonik i lumturimit. Më 13 maj 2005, vetëm disa javë pas zgjedhjes së tij, Papa Ratzinger, në Katedralen e Shën Gjonit, njoftoi vendimin e tij për të lejuar hapjen e menjëhershme të procesit të shenjtërimit të Papës Gjon Pali II. Një gjë e tillë ndodhi edhe me Nënë Terezën e Kalkutës, i cili vdiq në vitin 1997 dhe u shenjtërua në vitin 2003. n.e/NOA

KOMENTE