Indonezi, 15 Janar NOA - Fillimisht ka barkun e një gruaje shtatzënë, më pas ka në krah një fëmijë, është gjysmë i zhveshur dhe nën pallton e tij të zbërthyer dallohen qartë gjinjtë e një femre. Kjo është mënyrë që Hitleri është portretizuar në një seri pikturash të nënshkruara nga indoneziani Ronald Manullang, në të cilat personazhi është portretizuar si një grua e çuditshme dhe groteske. Një vepër arti, e cila në dëshirat e artistit, ka si qilim të jetë një formë "ndëshkimi" për diktatorin nazist për gjenocidin ndaj hebrenjve. Hitleri është paraqitur me një qëndrim pothuajse femërore dhe fëmija që mban në prehër, ka në krahun e tij të djathtë një tatuazh që i përket anëtarësimit në kampin përqendrimi. r.b/NOA