Korçë, 15 janar 2011, NOA- Policia e Korçës ditën e djeshme ka bërë të mundur arrestimin e një 41 vjeçari, i cili akuzohej për vjedhje banese. Artian Cuka, banues në fshatin Gribec të rrethit Korçë, ra në prangat e policisë, pasi pesë ditë më parë, vodhi banesën e një shtetase në fshatin Mirjan-Korçë. I ndaluari do të hetohet për veprën penale të “vjedhjes” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. Ndërkaq Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet e mëtejshme për ngjarjen. a.y/NOA