Ballsh, 16 janar 2011, NOA- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Ballsh. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 23 vjeçari Remzi.M. Ndërkaq të plagosur kanë ngelur dy persona të tjerë, Kujtim. M i cili mendohet se është i ati i viktimës, dhe motra e tij në moshën 10 vjeçare me in iniciale A.M. Viktima ka qenë në timon dhe duket se ky ka qenë shkaku që ka humbur edhe jetën, ndërsa dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Ky aksident ndodhi pasi si rrjedhojë e shpejtësisë së madhe duke bërë që makina të përfundojë në kanal. Aksidenti ndodhi në fshatin Dukas të Mallakastrës. a.y/NOA