Londër, 16 janar 2011, NOA- Cherie Blair, bashkëshortja e ish-Kryeministrit Tony Blair mbante gjithmonë me vete një hajmali kundër syrit të keq, në kohën kur i shoqi ishte Kryeministër. Këtë sekret të vogël të saj, e ka shkruar në pjesën e fundit të ditarit të tij, Alistair Campbell, ish krahu i djathtë i Kryeministrit laburist. Në librin e tij Campbell, shkruan se “Tony shprehej se duhet të ishin pak të çmendur për t’ia dalë mbanë. Ai nuk ia vinte re detajeve se si Cherie ia dilte mbanë, por thoshte se kjo është mënyra që ajo iu bën ballë problemeve”. Më tej Campbell rrëfen se ish-kryeministri britanik, konsultohej dhe lexonte gjithmonë biblën kur i duhej të merret vendime të rëndësishme. Më tej ai shkruan se para se të urdhëronte bombardimin në Irak në vitin 1998, Blair lexoi një paragraf të Shën Xhovani Batista. a.y/NOA