Tiranë, 16 janar 2011, NOA- Kryetari i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i kërkon prokurorisë t’i shkojë deri në fund video-përgjimi Meta-Prifti. Dule kërkoi hetim sa më të shpejtë nga ana e Prokurorisë, pasi sipas tij, ka një pritshmëri të madhe nga qytetarët për këtë çështje. Ai e cilësoi, koalicionin PD-LSI ishte një nismë politike e dështuar që në fillim. Këtë deklaratë, Dule, e bëri gjatë festimeve për 20-vjetorin e themelimit të Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek, Omonia. Më tej, duke folur për zgjedhjet lokale, Dule tha se PBDNJ do të kërkojë që dhe në këto zgjedhje të rikonfirmohet si forca e tretë politike, për sa i përket numrit të bashkive dhe komunave në varësi të saj. a.y/NOA