English

Gifords i hiqet aparati i frymëmarrjes

SHBA, 16 janar, NOA – Kongresmenia amerikane, Gabriell Gifords, e cila pësoi lëndime të rënda nga sulmet në Arizona, vazhdon të tregojë shenja përmirësimi. Asaj i është hequr aparati i frymëmarrjes, duke i lejuar të marrë frymë vet. Mjekët thonë se Gifords vazhdon të mbetet në gjendje kritike, porse po shërohet mirë. Sulmi i 9 janarit në Takson të Arizonës ka lënë gjashtë të vdekur, në mesin e të cilëve një vajzë 9-vjeçare. Giffords u qëllua me një plumb në kokë nga një person i armatosur. Njoftimin për gjendjen e saj shëndetësore e kanë bërë të ditur mjekët e spitalit në Tucson të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mësohet se kongresmenia Republikane e moshës 40 vjeç është në gjendje të komunikoje me mjeket me gjeste të thjeshta. Neokirurgu i cili e operoi, Michael Lemole është shprehur optimist për shërimin e politikanes. a.k/NOA

KOMENTE