English

Gjendet i vetëvarur 29 vjeçari nga Kukësi, mister motivi

Kukës, 16 janar 2011, NOA- Një person është gjetur i vetëvarur në qytetin e Kukësit pak minuta më parë. Korab Selaj u gjet në banesën e tij i pajetë, por për këtë fakt nuk bëhen të ditura shkaqet që e kanë çuar viktimën drejt një hapi të tillë. Korrespodenti i agjencisë së lajmeve NOA, bën të ditur se i vetëvaruri është i moshës 29 vjeç dhe sipas familjarëve të viktimës, ai nuk ka shfaqur shenja për të ndërmarrë një hap të tillë. Policia sapo është sinjalizuar për rastin është vënë në veprim për të zbardhur ngjarjen. a.y/NOA

KOMENTE