Athinë, 16 janar, NOA - Policia greke njoftoi se kishte arritur të parandalonte një seri sulmesh dhe atentatesh terroriste që ishin planifikuar të kryheshin në kuadër të procesit që nis që nis të hënën në Athinë kundër një grup militantësh të grupit të armatosur ''Konspirimi i Celulave të Zjarrit'', (SPF), nga i cili janë arrestuar pesë anëtar të rinj ndër të cilët një shtetase gjermane, vajza e një ish-anëtari të Raf (Rote Armee Fraktion). Në një deklaratë të policisë për mediat, ku konfirmohen shqetësimet e shprehura mbi veprime të mundshme terroriste në të ardhmen, theksohet edhe fakti se në një kasetë sigurie që i përkiste një nga të arrestuar u gjetën dokumente që merrnin përsipër përgjegjësinë për sulme terroriste të planifikuara për kryerje para zhvillimit të procesit gjyqësor. Më parë autoritete u kishin bërë një apel të gjithë shtetasve të bashkëpunojë ne autoritetet. NOA/RFE