Londër, 16 janar 2011, NOA- Hollywood nuk është vend për pleq. Harrison Ford është rreth 70 vjeç dhe nuk po gjen më punë. Në Londër gjatë prezantimit të filmit “Morning Glory”, regjisori i tij tha se, “në moshën e tij nuk mund të ketë më luksin të zgjedhje rolet”. Aktori që mbush 70 vjeç vitin e ardhshëm, është i dyti në radhë më i suksesshëm pas Tom Hanks ndër gjithë kohët. “Nuk mund më të zgjedhë se çdo bëj. Mund të bëj vetëm ato role që më ofrohen, dhe rolet që më ofrohen janë ato të moshës sime, të cilat nuk janë shumë”, është shprehur aktori. Duke vijuar më tej Ford thekson se, “Thuhej më parë se, Hollywood nuk ishte vend për artistë që plakeshin, por për burrat tashmë është kthyer e njëjta histori”. Më parë ishin Pol Newman, Cary Grant, Jimmy Stewart dhe sot Clint Eastwood, kanë vazhduar të punojnë, pavarësisht moshës. Harrison Ford ndihet i kërcënuar nga ndryshimi i brezave në industrinë e kinemasë. “Publiku është më i ri, buxheti është i limituar, kostot e publicitetit dhe të filmit janë më të larta. Kjo do të thotë që mosha e protagonistit duhet të jetë në linjë me publikun, pra shumë më të rinj nga ç’jam unë”, ka përfunduar fjalën e tij aktori. a.y/NOA