Virusi i kompjuterëve, i njohur me emrin "Stuxnet" sipas informacioneve të gazetës amerikane "New York Times" duket se është zhvilluar nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara për të sabotuar programin atomik iranian.
Gazeta amerikane "New York Times"i referohet burimeve nga ekspertë ushtarakë dhe njerëz të shërbimeve sekrete.
Sipas këtyre njoftimeve, Stuxnet u testua në shkretëtirën Negev, ku sipas gjasave gjenden reparte atomikë izraelitë.
Virusi Stuxnet u shfaq për herë të parë vitin e shkuar. Irani pranoi në tetor se mijëra kompjuterë në repartet e tij atomikë ishin infektuar me këtë virus, raporton radio DW.
Sipas gazetës amerikane "New York Times" Stuxnet ka bllokuar një të pestën e centrifugave të uraniumit dhe ka çuar me hapa mbrapa programin atomik iranian.
Irani akuzohet se nën mburojën e përdorimit civil po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore.