English

Izraeli ndërton 1400 banesa për Jeruzalemin Lindor, konflikt me Palestinën

Jeruzalem, 16 janar 2011, NOA-Rreth 1400 banesa janë parashikuar të ndërtohen në Jerusalemin Lindor nga Izraeli. Ky lajm u bë i ditur nga radioja ushtarake izraelite, ku theksohej se, projekti, miratimi për të cilin pritet të merresh shumë shpejt, parashikon ndërtimin e banesave në lagjen Gilo, në pjesën juglindore të qytetit. Një zyrtar izraelit deklaroi se, “Nuk ka asnjë dyshim se lejimi i këtij ndërtimi do të sjellë goditje të reja mbi procesin e paqes me palestinezët, që tashmë është ngrirë për shkak të refuzimit të Izraelit për zgjatjen e moratoriumit kundër zgjerimeve në kolonitë hebre në Bregun Perëndimor”. Ndërtimet, që do të kryhen nga kompani private, mund të zgjasin rreth katër vjet pasi do të punohet mbi një terren shumë të vështirë. Ndërkaq plani pritet të miratohet nga komisioni për planifikim rajonal gjatë javës së ardhshme. a.y/NOA

KOMENTE