English

Kërkohet autonomia e Sanxhakut

Serbi, 16 janar, NOA - Kryemyftiu i Bashkësisë Islame në Serbi, Muamer Zukorliç përsëriti kërkesën për autonominë e Sanxhakut, të cilën do ta fitojë jo me luftë, por siç tha ai me “laps, intelekt, besim dhe moral”.

Ai këtë e deklaroi dje gjatë hapjes së një kuzhine popullore në Brodarevë të Prijepoles nga ana e Bashkësisë Islame të Serbisë.

Zukorliç ka shtuar se ky shekull nuk është për luftëra, dhe se ai autonominë do ta bëjë me çdo qytetarë, me zemrat dhe mirëkuptimin e tyre.

NOA

KOMENTE