Lushnje, 16 janar 2011, NOA- Një tjetër aksident ka përgjakur rrugët e Shqipërisë ditën e sotme, këtë herë në qytetin e Lushnjes. Korrespodenti i agjencisë së lajmeve NOA, informon nga Lushnja se, Vangjel Muzaka dhe bashkëshortja e tij, Rita Muzaka u përplasën nga një automjet teksa tentonin të kalonin rrugën në unazën e qytetit. Si rrjedhojë e kësaj përplasjeje, 25 vjeçari, Vangjel Muzaka gjeti vdekjen e menjëhershme ndërkohë që bashkëshortja e tij, Rita Muzaka u plagos. Bashkëshortja e viktimës është dërguar në spitalin e Fierit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkaq policia ka nisur hetimet rreth drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin. a.y/NOA