Brazil, 16 janar, NOA - Nga moti i keq në zonat përreth metropolit milionësh brazilian, Rio sipas të dhënave më të fundit të autorieteteve vendore kanë humbur jetën më shumë se 600 njerëz. Shumica prej tyre kanë vdekur në qytetet Nova Friburgo dhe Teresopolis. Pas reshjeve të dendura gjatë gjithë kësaj jave u shkatërruan lagje të tëra nga rrëshqitja e tokës dhe orteqeve me baltë. Ende shumë njerëz konsiderohen të humbur, gjë që mund të sjellë rritjen e numrit të viktimave nga kjo katastrofë natyrore. Për shkak të shkarjes së dheut, shumë ndërtesa dhe automjete janë shkatërruar. Dallgët e baltës kanë mbushur rrugët. Edhe në Sao Paulo, rrugët kanë mbetur nën ujë. Në rajonin Serrana, reshjet e një muaji, kanë rënë për 1 ditë. Në disa vende është ndërprerë elektriciteti dhe linjat e telefonit. Për shkak të tragjedisë së përjetuar, në Brazil, më tepër se 100 mijë njerëz kanë mbetur pa shtëpi. Ndërkaq shumë njerëz kanë humbur, çka shkakton edhe shqetësimin për shtimin e numrin e humbjeve të jetës. NOA/DV