English

Miss Amerika shpallet 17-vjeçarja nga Nebraska

E Diel, 16 janar 2011, NOA- Miss Amerika 2011, është shpallur 17 vjeçarja Teresa Scanlan, me origjinë nga Nebraska. Fituesja e këtij konkursi bukurie të zhvilluar në Las Vegas, është shprehur shumë e emocionuar për fitoren, madje e konsideroi si një ëndërr të cilën ende nuk po e beson. Ajo la pas 52 vajza të tjera të cilat ishin pretendente për fronin e mbretëreshës së bukurisë Amerikane. Teresa Scanlan është shpallur mbretëresha më e re e bukurisë Amerikanë gjatë 90 viteve histori të këtij konkursi. a.y/NOA

KOMENTE