Tiranë, 16 janar 2011, NOA/ Ariola Ymeraj - Seanca e parë plenare për vitin 2011 është paraparë të zhvillohet ditpn e nesërme në orën 17.00. Kështu konfirmuan për agjencinë NOA, burime zyrtare nga selia e Kuvendit. Në rend të ditës janë parashikuar miratimi i aktit normativ për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2010. Pritet gjithashtu që në këtë seancë të miratohen edhe ndryshime në qeveri, duke emëruar Edmond Haxhinaston zv.Kryeministër e ministër të Jashtëm, si dhe Nasip Naçon si ministër të Ekonomisë, Tregtisë e Energjetikës dhe deputeti Vangjel Tavo të konfirmohet si nënkryetari i Kuvendit, në vend të Nasip Naços. Kryeministri Sali Berisha ka firmosur ndryshimet në qeverinë e tij, pas dorëheqjes të parevokueshme të Ilir Metës, por ende nuk ka një konfirmim nga Presidenca për dekretimin e këtyre ndryshimeve, në rast se njoftimi do të vijë atëherë do të jetë dhe votimi i dekretit. Seanca parlamentare pritej ditën e enjte, por Kuvendi vendosi që seanca të bëhet ditën e hënë, me qëllimin e miratimit sa më shpejt të aktit normativ për buxhetin dhe ndryshimeve ne qeveri. a.y/NOA KALENDARI I PUNIMEVE TË KUVENDIT për periudhën (17 janar – 3 shkurt 2011 ) Veprimtari në Komisionet e Përhershme:
1. Projektligj “Për plehrat e përdorimit bujqësor”. • Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin • Komisioni i Integrimit (e ka shqyrtuar)
2. Projektligj “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”. • Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (përgjegjës) • Komisioni i Integrimit (e ka shqyrtuar)
3. Projektligj “Për të drejtën e kalimit në pronë të shtetit dhe private, për ndërtimin e rrjetit të komunikimeve elektronike”. • Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin (përgjegjës) • Komisioni i Integrimit • Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
4. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9126, datë 29.7.2003, “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse në Republikën e Shqipërisë”. • Komisioni për Sigurinë Kombëtare (përgjegjës) • Komisioni i Integrimit Europian
5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes kulturore, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, për ngritjen e një qendre kulture dhe informacioni të Republikës së Shqipërisë, në Sofje, dhe të një qendre kulturore dhe informacioni të Republikës së Bullgarisë në Tiranë”. • Komisioni Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik (përgjegjës) • Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut • Komisioni i Jashtëm
6. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së ndihmës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Qeverisjen me drejtësi dhe në mënyrë demokratike, investimin në njerëz dhe rritjen ekonomike”. • Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (përgjegjës) • Komisioni i Jashtëm • Komisioni për Ekonominë dhe Financat • Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. • Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin 7. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8580, datë 17.2.2000, “Për Partitë Politike”, të ndryshuar”. • Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (përgjegjës) • Komisioni për Ekonominë dhe Financat
8. Akt Normativ nr. 6, datë 22.12.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.190, datë 26.11.2010 “Për buxhetin e vitit 2010”, të ndryshuar”. • Komisioni për Ekonominë dhe Financat (përgjegjës) • Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
9. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8750, datë 26.3.2001, “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope”. • Komisioni për Sigurinë Kombëtare (përgjegjës) • Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
10. Projektligj “Për ratifikimin e Memorandumit për garancitë ligjore dhe juridike kundër procedimit të paligjshëm të të dhënave personale”. • Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (përgjegjës) • Komisioni i Jashtëm • Komisioni për Sigurinë Kombëtare
11. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet Qeverive të vendeve pjesëmarrëse të bashkëpunimit ekonomik të Detit të Zi (BEDZ), për bashkëpunimin në ndihmën dhe përgjigjen ndaj emergjencave të fatkeqësive natyrore ose të shkaktuara nga njeriu dhe në protokollin shtesë të saj”. • Komisioni për Sigurinë Kombëtare (përgjegjës) • Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut • Komisioni i Jashtëm
12. Projektligj “Për miratimin e kontratës së koncesionit ndërmjet Ministrisë së Financave si autoritet kontraktues, dhe shoqërisë “Sicpa Security Solutions”, SA e “Sicpa Security Solutions” Albania SHPK për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e nji sistemi, për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave”. • Komisioni për Ekonominë dhe Financat (përgjegjës) • Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut • Komisioni Integrimit
13. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Danimarkës, për bashkëpunimin për zhvillim”. • Komisioni për Ekonominë dhe Financat (përgjegjës) • Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut • Komisioni i Jashtëm
14. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9870, datë 4.2.2008, “Për standardizimin”. • Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin (përgjegjës) • Komisioni i Integrimit Europian
15. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. • Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin (përgjegjës) • Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (e ka shqyrtuar) • Komisioni për Sigurinë Kombëtare
16. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. • Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (përgjegjës) (e ka shqyrtuar) • Komisioni Integrimin Europian
17. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. • Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (përgjegjës) • Komisioni i Sigurisë Kombëtare
18. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 10.295, datë 1.7.2010 “Për faljen”. • Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (përgjegjës) 19. Projektligj “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor”. • Komisioni për Ekonominë dhe Financat • Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë 20. Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 95, datë 30.4.2007, “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Entit Rregullator të Sektorit të Energjisë Elektrike”. • Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin (përgjegjës) • Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut • Komisioni për Ekonominë dhe Financat 21. Shqyrtimi i kandidaturave për vendet vakante në organet e krijuara me ligj (Inspektori i Përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë etj). Shqyrtimi në seancë plenare sapo komisioni përgjegjës të shprehet me anë të raportit në bazë të nenit 111 të Rregullores). E hënë, datë 17.01.2011, ora 17.00 - Seancë Plenare – 1. Hapja e Sesionit të katërt të Legjislaturës së XVIII-të. 2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 23 dhe datë 27.12.2010. 3. Njoftim për miratimin me konsensus nga Konferenca e Kryetarëve të Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 17 janar - 17 mars 2011. 4. Njoftim për miratimin me konsensus nga Konferenca e Kryetarëve të kalendarit tre javor (17 janar - 3 shkurt 2011) të punimeve të Kuvendit. 5. Akt Normativ nr. 6, datë 22.12.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10190, datë 26.11.2010 “Për buxhetin e vitit 2010”, të ndryshuar”. E enjte, datë 27.01.2011, ora 10.00 – Seancë Plenare – 1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60’). 2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 17.01.2011. 3. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së ndihmës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Qeverisjen me drejtësi dhe në mënyrë demokratike, investimin në njerëz dhe rritjen ekonomike”. 4. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Bashkuar “Për sigurinë e menaxhimit të lëndës djegëse të konsumuar dhe për sigurinë e menaxhimit të mbetjeve radioaktive”. 5. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për sigurinë bërthamore”. 6. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës, për transferimin e personave të dënuar”. 7. Projektligj “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”. E enjte, datë 3.02.2011, ora 10.00 – Seancë Plenare – 1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60’). 2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 27.01.2011. 3. Miratimi i kalendarit tre javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 7 – 24 shkurt 2011. 4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes kulturore, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, për ngritjen e një qendre kulture dhe informacioni të Republikës së Shqipërisë, në Sofje, dhe të një qendre kulturore dhe informacioni të Republikës së Bullgarisë në Tiranë”. 5. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën “Për ligjin e zbatueshëm për detyrimet ushqimore”. 6. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën “Për njohjen dhe zbatimin e vendimeve në lidhje me detyrimet ushqimore”. 7. Projektligj “Për plehrat e përdorimit bujqësor”. 8. Projektligj “Për krijimin e Shoqërisë “Nxitja e Biznesit Social SH.A”.