English

Një emigrant gjen vdekjen në Itali

Aosta, 16 Janar 2011 NOA – Një i ri shqiptar gjeti vdekjen tragjikisht në një rrugë shtetërore në veri të Italisë, raporton korrespondentja e agjencisë NOA. Viktima është Alfred Bullari, 34 vjeç, emigrant nga Shqipëria i cili prej vitesh jetonte në zonën e Aostas. Aksidenti ndodhi pak para mesnatës duke hyrë e diela në autostradën pranë Pollein. Bullari ishte duke udhëtuar me makinën e tij së bashku me një tjetër shqiptar, G.K., 30 vjeç, i njohur i tij. Në një moment ende të paqartë për hetimin që po vazhdon, mjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përfunduar në muret anësore të rrugës duke u përplasur më pas. Si rezultat ka gjetur vdekjen tragjikisht 34-vjeçari Alfred Bullari i cili drejtonte makinën, kurse ka mbetur i plagosur dhe 30 vjeçari që ndodhej me të. Ky i fundit i dërgua në spitalin lokal ku mjekët raportuan se gjendja e tij ishte e rëndë. j.m/NOA

KOMENTE