Tiranë, 16 janar 2011, NOA- Një hap i rëndësishëm hidhet në sistemin shëndetësor shqiptar. Burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se ditën e hënë, në orën 11.00 tek Spitali Onkologjik, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili dhe drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku do të inaugurojnë aparaturën e mamografisë dixhitale, e para në vendin tonë në spitalet publike. Kjo aparaturë vjen në kuadër të reformave që po ndërrmeren në sistemin shëndetësor. a.y/NOA