E diel, 16 janar 2011, NOA- Tunizia vazhdon të jetë e alarmuar pas përleshjeve të protestuesve me policinë. Autoritetet kanë lëshuar mandat-arrestin për Presidentin e arratisur Ben Ali, ndërkohë që Kryeministri vazhdon negociatat me opozitën për formimin e qeverise së re. Tunizia është në pritje të krijimit të një qeverie uniteti, ndërsa vijon gjendja e shtetrrethimit dhe ushtria po përpiqet të ruajë rendin. Deri tani sipas të dhënave zyrtare 44 persona kanë humbur jetën gjatë ditëve të fundit të revoltave, të cilat nuk dihet se kur do iu vij fundi. a.y/NOA