English

Panik në disko, tre vajza shtypen nga turma

Budapest, (Hungari) 16 janar, NOA – Nga paniku masiv në një disko në Budapest të Hungarisë tre gra të reja u shtypën për vdekje. Shumë të tjerë u plagosën, bën të ditur policia. Dëshmitarët njoftojnë se në diskon më të preferuar në afërsi të stacionit kryesor hekurudhor në pjesën perëndimore të kryeqytetit të Hungarisë në orët e para të mëngjesit të sotëm pati një përleshje masive. Pas kësaj me qindra njerëz u përpoqën të dilnin nga lokali në të njëjtën kohë. NOA/DV

KOMENTE