Tiranë, 17 Janar 2011 NOA - Masat ajrore me qarkullim nga jugperëndimi i Evropës kanë përfshirë rajonin e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit, duke bërë që moti i kthjellët të dominojë në të gjitha këto zona. Edhe në Shqipëri kthjellimet do të jenë dominuese pothuajse në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme, siç bën të ditur për agjencinë NOA, Shërbimi Metereologjik MeteoAlb. Duke iu afruar orëve të mesditës do të kemi kalime të vranësirave të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore. Shqipëria Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime në bregdet: Durrës, Vlorë, Sarandë, Himarë dhe në të gjithë ultësirën Perëndimore. Ndërsa zonat malore Verilindore dhe Juglindore do të kenë kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. Në kushtet e motit të kthjellet do të mbetemi gjatë natës dhe mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit në vlerat e mëngjesit do të pësojnë një rënie të lehte, ndërsa mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h, me drejtim Jugperëndimor duke bërë që dallgëzimi në Adriatik dhe Jon të arrijë 2 -3 ballë. Evropa Moti– E hënë, 17 janar 2011 Problematike do të mbetet situata në ishujt britanike pasi vranësirat dhe reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me stuhi të forta ere do të nisin që në mëngjes. Gjithashtu edhe gadishulli i Skandinavisë do të dominohet nga reshje të dendura dëbore ku problematike do të jetë ngrica në akset rrugore. Në Portugalinë Veriore do të ketë reshje shiu dhe stuhi ere, të cilat do të sjellin probleme në trafikun detar. Sërish Evropa Qendrore do të jetë me mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit e cila do të largohet gjatë ditës, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Evropian do të dominohet nga mot i kthjellet dhe vranësira të lehta. Ngjarje ekstreme në Evropë: Ishujt Britanike do të mbeten me rrebesh shiu dhe stuhi ere; Vendet Skandinave rrezikohen për dëborë të dendur dhe stuhi ere; Evropa Qendrore do të rrezikohet nga mjegulla e dendur. e.r/NOA